Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Qeveria me vetëdije po keqpërdor flamurin evropian

VMRO-DPMNE: Qeveria me vetëdije po keqpërdor flamurin evropian

Sipas opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, kryeministri Dimitar Kovaçevski po udhëheq front kundër Bashkimit Evropian për të mbrojtur krimin.

“Kovaçevski me vetëdije keqpërdor flamurin evropian për të shtyrë ligje që nuk kanë të bëjnë asgjë me integrimin evropian të Maqedonisë. Kovaçevski, LSDM dhe BDI rrezikojnë të ardhmen e Maqedonisë për shkak të interesave të tyre kriminale”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Ata shtojnë se ligjet që pushteti po i shtyn janë kundër Kushtetutës, ndërsa euroambasadori David Geer publikisht theksoi se kryeministri Kovaçevski nuk duhet të keqpërdorë flamurin evropian.

“Kovaçevski me marrëveshjen me Bechtel & Enka rrezikon edhe parimet e transparencës dhe konkurrencës që Maqedonia i ka pranuar me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim”, reagojnë nga kjo parti.

Sipas tyre, i vetmja shpresë që Maqedonia të ecë drejt BE-së është ndërrimi i Kovaçevskit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit