Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaTechnologyVMRO: Dështoi investimi strategjik i BDI-së dhe LSDM-së me fabrikën e makinave...

VMRO: Dështoi investimi strategjik i BDI-së dhe LSDM-së me fabrikën e makinave elektrike

VMRO-DPMNE-ja akuzon partitë e pushtetit për dështimin, siç thonë ata, edhe të një investimi tjetër strategjik të promovuar me pompozitet. Partia opozitare kujton se për promovimin e fabrikës së vetura elektrike “E-Go” në prag të zgjedhjeve lokale në Tetovë u organizua festë e madhe dhe u dhanë premtime të mëdha, për hapjen e qindra ose mijëra vendeve të punës dhe qindra miliona euro investime. Megjithatë, sipas tyre, përveç dështimit, pushteti duhet të sqarojë çfarë ka ndodhur me 42.5 milion eurot që do t’i ndaheshin kësaj kompanie si ndihmë shtetërore.

“Pas gati dy vitesh, as ndërtimi i fabrikës, as “I” nga investimet strategjike, as 130, as 720 milionë euro investime, as 890 vende pune të paguara mirë, as 4000 punë indirekte, as 30 mijë makina elektrike të prodhuara në vit, as efekt sa një top borе. Gjithçka që kanë premtuar Kovaçevski, Despotovski, Bekteshi, Besimi, Grubi, LSD dhe BDI kanë gënjyer. Por gjëja më e tmerrshme është nëse dhe ku përfundoi ndihma e shpallur nga shteti për këtë gënjeshtër të madhe. Përkatësisht, qeveria vendosi ta mbështesë këtë “investim” me 35% të vlerës totale, pra me 42.5 milionë euro para publike”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria nuk ka mundësuar qasje publike deri te kontrata e nënshkruar me kompaninë në vitin 2022.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale. Sipas tyre, partia opozitare godet reputacionin e tyre por edhe të kompanive që përdorin Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale.

“As 1 denar para publike nuk i është paguar kësaj kompanie. Ne kemi treguar se kemi procedura të qarta dhe kapacitet për të mbrojtur interesin dhe paratë publike. Partia VMRO DPMNE hodhi sot dyshime publike mbi procedurat dhe kapacitetet për realizimin e ndihmës shtetërore, të cilat prekin jo vetëm një por mbi 40 kontrata të realizuara nga Drejtoria për Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale. Në interes të zbardhjes së menjëhershme të këtyre dyshimeve dhe akuzave … ftojmë publikisht partinë politike VMRO DPMNE menjëherë dhe pa vonesë që të vijë dhe të kontrollojë tërë dokumentacionin e projektit dhe të gjejë qoftë edhe 1 denar para publike i paguar kompanisë”, thonë nga Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale.

Drejtoria e Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale njoftoi një ditë më parë se prishet marrëveshja për themelimin e fabrikës për shkak të falimentimit të fabrikës “mëmë” në Gjermani. Nga atje thanë se kanë aktivizuar klauzolën mbrojtëse të marrëveshjes që nënkupton se shteti nuk do ndajë ndihmë në rast të likuidimit apo falimentimit të kompanisë.

Gurthemeli për ndërtimin e fabrikës së makinave elektrike E-go në Zonën Industriale në Tetovë u bë në gusht të vitit 2022. Drejtuesit e BDI-së gjatë gurthemelit të fabrikës patën premtuar mijëra punësime.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit