Wednesday, November 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeVMRO: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit”

VMRO: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit”

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, ka hedhur akuza në drejtim të BDI-së në lidhje me “balancuesin”. Nga VMRO-DPMNE thonë se BDI është pajtuar për heqjen e “balancuesit” në Qeverinë e kaluar, së bashku me LSDM-në.

“Të mos harrojmë, në vitin 2023 Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së miratuan Strategjinë për Reformat e Administratës Publike për periudhën 2023-2030, e cila parasheh heqjen e balancuesit. Për më tepër, rekomandimi i Komisionit Evropian thotë qartë se mjeti është i konsumuar dhe duhet shfuqizuar”.

“BDI paralajmëron protesta dhe destabilizimin e shtetit, dhe ata kanë qenë pjesë e pushtetit për më shumë se 20 vjet dhe nuk kanë bërë asgjë, përveçse kanë luajtur futboll nëpër zyra, rrugët me baltë në Haraçinë dhe blenë qendra tregtare. BDI janë lexuar nga qytetarët dhe deklaratat e politikanëve të tyre nuk kalojnë në bllokun shqiptar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Prej atje gjithashtu thonë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të zgjidhet me ligj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit