Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës nga koalicioni VLEN ka prezantuar sot bartësin e listës së këshilltarëve për zgjedhjet e 19 tetorit. Ky është Lavdim Farizi nga fshati Odër, i cili do të udhëheqë listën drejt “fitores së madhe”.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot, para jush, të prezantoj bartësin e listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN, z. Lavdim Farizi nga fshati Odër. Lavdrimi do të jetë prijësi i listës sonë drejt fitores së madhe më 19 Tetor dhe me mbështetjen tuaj, pas kësaj date do të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr këshillin komunal me përkushtim dhe vizion. Besoj fuqishëm në aftësitë, integritetin dhe përgatitjen e tij profesionale, të cilat do të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve të Komunës së Tearcës. Na priftë e mbara!”. ka shkruar kandidati për kryetar te Komunes se Tearces, Daut Memishi.
Koalicioni VLEN thekson se Farizi përfaqëson gjeneratën e re të angazhuar për zhvillimin e Tearcës dhe se do të japë kontribut të çmuar në qeverisjen lokale.




