Tuesday, December 3, 2024
spot_img
BallinaLajmeVLEN: Fronti Evropian po shembet nga gënjeshtrat e Ahmetit!

VLEN: Fronti Evropian po shembet nga gënjeshtrat e Ahmetit!

Kur BDI dhe satelitët e saj flasin për folklorizëm dhe patriotizëm të rrejshëm, gjithmonë është e vërteta ajo që i godet në fytyrë, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sipas tyre, e vërteta është një!
“Ramiz Merko, nga listat e zeza amerikane si mik dhe veteran i klikës së BDI-së, ia kujton Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës se korrupsioni ishte shtylla e qeverisjes së tyre 22-vjeçare. Kur Ahmeti flet për vetingun, ia kujtojmë se kuadri i tij shumëvjeçar, Ixhet Memeti, është pikërisht ai që i bëri veting partisë së tij përmes marrëveshjes me prokurorinë abaziane. Kur flet për gjuhën shqipe, ia kujtojmë se “pacienti” i tij, Bujar Osmani, dërgoi tre nenet në
Komisionin e Venecias për të kontestuar gjuhën. Kur flet për takat, ia kujtojmë nënshtirmin që e kishte ndaj Mijallkovit dhe Gruevskit, njëri i liruar nga përgjegjësia, ndërsa tjetri u la I lirë të arratiset.
Për ekonominë, ia kujtojmë “Las Vegasin” që Artan Grubi dhe Përparim Bajrami e krijuan në vendbanimet tona. Por, për dallim nga ata, VLEN rriti pensionet në 100 ditët e saj të qeverisjes, solli investime të huaja, po investon 34.5 milionë euro në ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” dhe siguroi 100 milionë euro për komunat. Këto janë vepra reale që do të përmirësojnë
jetën e qytetarëve tanë. Nëpërmjet kuadrit të saj, VLEN solli freski, shpresë, etikë pune, ndershmëri dhe përkushtim ndaj asaj që u premtua. Me një vullnet të palëkundur, hodhëm themelet e një epoke të re, ku qytetarët janë të parët dhe pritshmëritë e tyre përmbushen me vepra, jo vetëm me fjalë. Ne ecim përpara, së bashku me ju, qytetarët, si kapitali ynë më i madh. Në fund, ia kujtojmë Ali Ahmetit se VLEN-i i fitoi zgjedhjet me 107 mijë vota shqiptare”, qëndron në komunikatën e VLEN-it.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit