Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeVLEN: Ahmeti dhe Sela heshtin për rastet korruptive të familjarëve dhe kuadrove...

VLEN: Ahmeti dhe Sela heshtin për rastet korruptive të familjarëve dhe kuadrove të tyre!

Kanë kaluar 20 ditë nga pranimi skandaloz i fajit dhe marrëveshjes mes anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik, Ixhet Mehmeti dhe Islam Abazit, të dy pionerë të BDI.

Kaluan 15 ditë që kur pyetëm se ku është Drin Ahmeti dhe a është e vërtetë se është dërguar jashtë shtetit. Kaluan tre ditë që kur bëmë të ditur se kryetari i degës së Selës në Bogovinë është arrestuar për përfitim nga kumari i jashtëligjshëm përmes internetit.

Nga të gjitha anët po vijnë informacione dhe dëshmi për skandalet nga institucione të ndryshme që lidhen me kuadrot e Qeverisë së kaluar. Ata janë sillur sikur buxheti i shtetit të ishte një arkë private për të kënaqur epshet e tyre.

Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të heshtin dhe në vend se të kërkojnë falje, ata paralajmërojnë vizita në degët e tyre. Si duket do të inkurajojnë anëtarësinë e tyre me një dozë të re gënjeshtrash se shumë shpejt do të kthehen në pushtet. Verbëria e tyre politike vazhdon, me të cilën përpiqen me këmbëngulje t’i bëjnë shqiptarët mburojë për korrupsionin politik të tyre që duan të gëzojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.

Kjo kryesi e BDI-së është ende e mbërthyer në të kaluarën e 15 viteve më parë kur shqiptarët ende besonin se po luftonin vërtet për të drejtat e tyre. Koha e këtyre iluzioneve ka përfunduar që moti. Këtu do të fillojë të zgjidhet lëmshi që do të zbulojë fytyrat e vërteta të pasanikëve politikë të cilët e kishin si qëllim të vetëm grabitjen e pamëshirshme

të resurseve të popullit.

Pasi Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të injorojnë mesazhin e votuesve shqiptarë të 8 majit, ata do të marrin një mesazh edhe më të fortë dhe më të qartë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit