Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajme(VIDEO) Presidentja e Kosovës: Nuk do të lejojmë të minohen të drejtat...

(VIDEO) Presidentja e Kosovës: Nuk do të lejojmë të minohen të drejtat e shqiptarëve në RMV

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Ajo tha se çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre në këtë shtet do të përballet me kundërshtim të vendosur nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS

“Në të njëjtën kohë, ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm hapa përpara.Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtave të tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej Ballkanit perëndimor”.

Osmani theksoi se koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për ecjen përpara drejt familjes euro-atlantike.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit