Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeVepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737

Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737

Artisti i njohur shqiptar nga Kosova, Petrit Halilaj, që jeton në Berlin, po vazhdon të prezantojë projektet e tij të suksesshme nëpër botë, e tani na befason me një vepër të veçantë.

Mbishkrimi “Nga Runiku me dashni”, vepra e tij tani mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737 të Aeromexico, dhe kështu fluturon nëpër shumë vende të botës.

Fjala është për pikturën e pulave nga fshati i artisti Runik, vepër kjo që është pjesë e ekspozitës së tij „Runik“‚ në Ameriken Latine, në Muzeun Tamayo te Meksikes, e cila është e hapur deri më 7 prill 2024.

Fotot e avionit me veprën e artistit kosovar Petrit Halilaj i ka ndarë në Instagram edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkruan:

„Krahët e aeroplanit Boeing 737 të kompanisë ajrore Aeromexico u mbuluan me veprën e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj. Aeroplani fluturoi mbi Meksikën, Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, duke i dhënë krahë veprë së Halilajt. Me mbishkrimin „Nga Runiku me dashni!“ pulat e fshatit të Runikut, Komuna e Skenderajt, fshatit të artistit, të cilat i trajton shpesh në veprën e tij, fluturuan të lira në tre shtete e dy kontinente, sfiduan ligjet e natyrës, rrethanat politike e pengesat geografike“, shkruan Kurti.

Përveç suskesve të shumta që arriti në botë, para disa muajve Petriti Halilaj u zgjodh edhe anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Koln të Gjermanisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit