Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaSportVedat Muriqi mund të transferohet në Galatasaray

Vedat Muriqi mund të transferohet në Galatasaray

Vedat Muriqi mund të rikthehet së shpejti që të luajë në Superligën e Turqisë, por kësaj radhe jo tek Fenerbahce por tek rivali i tyre Galatasaray.

Galatasaray tashmë thuhet se do të ndajë rrugët me sulmuesin Cedric Bakambu dhe tashmë kanë nisur ‘gjahun’ për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Lojtari që po pëlqehet më së shumti nga krerët e klubit është sulmuesi kosovar Vedat Muriqi. Sipas asaj që raporton sajti turk mynet, Muriqi ka qenë mjaft i kënaqur kur ka dëgjuar për interesimin e Galatasaray.

Sidoqoftë, fillimisht është duke u bërë përpjekje për të ulur çmimin e kartonit të Muriqit, i cili raportohet se tani ka një vlerë prej 15 milionë eurosh.

Muriqi tashmë e njeh mjaft mirë ambientin atje pasi më herët ka luajtur për ekipe të ndryshme si Fenerbahce, Giresunspor, Rizespor dhe Genclerbirligi.

Një tjetër gjë që mund të lehtësojë transferimin e Muriqit është edhe fakti se sulmuesi nga Prizreni ka edhe nënshtetësi turke.

29-vjeçari së fundmi është rikthyer nga lëndimi që kishte pësuar në grumbullim me Kosovën dhe që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Këtë sezon Muriqi ka zhvilluar 14 ndeshje në La Liga, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit