Monday, March 17, 2025
spot_img
BallinaKronika e zezëVdes babai i Hashim Thaçit

Vdes babai i Hashim Thaçit

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, ka ndërruar jetë.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniq.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”.

“Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe”, shkroi Krasniqi.

Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohej për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.

Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Pas vizitës, Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, qytetarë të shumtë ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe familjes së tij në këto momente të vështira./Telegrafi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmemli.krasniqi%2Fposts%2Fpfbid02twsSebJoz2x1kwkB8JCdBuN8WCpX1pM5mkJk5jikVhwV6exEofSfmWJupjuwdnCUl&show_text=true&width=500

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit