Kushtetuta e Republikës Islamike ka një zgjidhje të drejtpërdrejtë për rastet kur një president është i paaftë për të kryer detyrat e tij për shkak të sëmundjes, vdekjes ose shkarkimit nga parlamenti.
Ai ngarkon zëvendëspresidentin – në këtë rast, Mohammad Mokhber – të drejtojë punët e vendit dhe së bashku me krerët e parlamentit dhe gjyqësorin të mbikëqyrin zgjedhjet për një president të ri maksimumi brenda 50 ditësh.
Kjo do të ndodhte vetëm me konfirmimin e liderit suprem, i cili ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran.
Herën e fundit, të gjithëve kandidatëve seriozë të Raisit iu ndalua kandidimi, duke i hapur rrugën atij për të hyrë në detyrë me numrin më të vogël të votuesve (rreth 30% të votuesve me të drejtë vote), ndërsa shumica e bojkotouan votimin pasi i shihnin si zgjedhje fikse.