Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot do ta vazhdojë debatin për ndryshimet e propozuara e ligjeve lidhur me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamur evropian, që filloi me debat rreth amandamenteve nga VMRO-DPMNE opozitare për ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar.
me amandamentin e parë, ng agjithsej tre, opozita kërkon heqje të nenit 1 të Ligjit, sepse sipas tyre është kokushtetues.
Debati në Komisionin për zgjidhje ligjore filloi dje kur më shpesh folën deputet[ nga opozita të cilët thanë se në ndryshimet e Ligjit nuk ka asgjë evropiane dhe prandaj nuk ka nevojë të shqyrtohet në procedurë me flamur evropian.
Ata i pyetnin kolegët e tyre nga partitë në pushtet si do të votojnë ndryshime të ligjeve për projekt për të cilin fare nuk kanë parë se çka është paraparë në marrëveshjen që e nënshkroi Qeveria. I akuzuan se do t’u imponojnë punëtorëve të punojnë nga 72 orë në javë në ambient të hapur nga 40 orë siç është e zakonshme.
Deputetët nga shumica në pushtet u përgjigjën se me ndryshimet e Ligjit fare nuk do të ketë rritje të orarit të punës dhe se punëtorëve do t’u paguhen orët shtesë për punë jashtë orarit për çka duhet të japin dakordim me shkrim. Ndryshimet, theksuan, sillen në mënyrë që të mundësohet ndërtim më i shpejtë dhe më i lirë i korridoreve 8 dhe 10 d.
Për miratim më të shpejtë të ndryshimeve ligjore, dje bëri thirrje edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ai përsëriti se ndërtimi i autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d është projekti më i madh strategjik në historinë e vendit tonë me të cilin do të ndërtohen 110 kilometra autostradë.
Me ndryshimet ligjore që i propozon Qeveria definohet se për shkak të vazhdimësisë në punën e këtij projekti puna jashtë orarit mund të zgjasë më shumë se tetë orë në javë dhe 190 orë në vit.
Siç arsyetoi paraprakisht zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejn, puna jashtë orarit nuk do të thotë 60 orë në javë, kjo do të varet nga kushtet e motit në terren dhe nga aktivitetet e proceseve në trasa, ndërsa çdo orë jashtë orarit do të paguhet 35 për qind në pajtim me Ligjin dhe Marrëvehsjen kolektive dhe me deklaratë për dakordim nga punëtori.
Puna mbi 40 orë në javë do të llogaritet dhe paguhet si punë pas orarit me respektim të detyrueshëm të dispozitave për pushim ditor dhe javor. Kjo do të thotë se punëtori do të ketë të drejtë për pushim prej së paku 12 orëve pa ndërprerë mes dy ditëve të njëpasnjëshme gjatë 24 orëve. Gjithashtu, punëtori ka të drejtë për pushim javor në kohëzgjatje prej së paku 24 orë pa ndërprerë plus 12 orë pushim ditor. Plotësisht, për shkak të natyrës së punëve dhe detyrave që bëhen në punët e interesit nacional u paraqit nevoja të mund të zbatohet edhe të dielën. Ligji i paraparë parasheh ndryhsim me të cilin mundësohet rregullim i vendit dhe mënyrë së pagesës së punëtorëve të projekteve të interesit nacional dhe strategjik, tha Husejn.
Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janëe dhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik, Ligjit për ndërtim, Ligjit për eksproprijim, Ligjit për konstatim të interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10d (aksi në autostradën Prilep – Manastir) si dhe Propozim ligji për akademinë për gjykatës dhe prokurorë, të gjithë në procedurë të shkurtuar.