Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeVazhdon debati i Kuvendit për zgjedhje të gjykatësit kushtetues

Vazhdon debati i Kuvendit për zgjedhje të gjykatësit kushtetues

 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta vazhdojë seancën e 140-të.

Deputetët dje në kuadër të kësaj seance e kanë filluar debatin për propozimin për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese. Bëhet fjalë për propozimin që profesoresha në Fakultetin  juridik “Justiniani i Parë” pranë UCM-së, Ana Pavllovska-Daneva të bëhet gjykatëse e re kushtetuese.

Propozimi për Pavllovska-Danevan erdhi pasi më 24 janar pas pothuaj një vit e gjysëm debat në Kuvend është tërhequr propozimi që prokurori i paradokohshëm republikan Lubomir Joveski të bëhet gjykatës kushtetues.

Deputetët, mes pikave tjera nga rendi i ditës, do të debatojnë për Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbim gjyqësor, me procedurë të shkurtuar, Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për prokuroi publike, me procedurë të shkurtuar, Propozimin e ligjit për luftë kundër dopingut në sport dhe pengimin e tij, me procedurë të shkurtuar, Propozimin e ligjit për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët transitore (version i konsoliduar), Propozimin e vendimit për emërimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin sipëror, Propozimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin në rrugë, Propozimin për emërimin e anëtarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit.

Dje në kuadër të seancës së 140-të, Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për racion të subvencionuar studentor, ndryshimet dhe plotësimet e Lgjit për lojërat me fat dhe lojërat argëtuese, ndërsa i votoi edhe vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në operaiconin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit