Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeVazhdojnë protestat e opozitës serbe lidhur me falsifikimin zgjedhor

Vazhdojnë protestat e opozitës serbe lidhur me falsifikimin zgjedhor

Në Beograd vazhdojnë protestat pas zgjedhjeve, të cilat opozita e udhëhequr nga koalicioni “Serbia Kundër Dhunës”, pretendon se ishin falsifikuar dhe vjedhur. Disa nga udhëheqësit e opozitës, janë në grevë urie, dhe qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Beogradit, po kërkojnë qasje në listat zgjedhore, që përfshinin qytetarë të Republikës Sërpska, të cilët votuan si qytetarë të Beogradit. Qeveria e udhëhequr nga Vuçiqi, refuzon të flasë me opozitën dhe kërcënon të arrestojë të gjithë pjesëmarrësit në protestë, që shkatërruan pronën dhe në këtë mënyrë shkelën rendin kushtetues. Mijëra qytetarë u mblodhën në protestë ditë më parë dhe pati përleshje me policinë pasi një grup u përpoq të hynte në objekt, pas të cilës u arrestuan të paktën 38 persona.

“Të gjithë qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë. Abuzuesit do të mbajnë përgjegjësi, dhe askush nuk do të ndryshojë me forcë vendimin e qytetarëve në qendrat e votimit, përndryshe do të ishte e pakuptimtë vetë mbajtja e zgjedhjeve. Dikush që ka një ekip të fortë njerëzish nuk mund të marrë një institucion, dhe të thotë se fitorja elektorale është e tij”, deklaroi Milosh Vuçeviq – Kryetar i SNS.

Dyshimet për falsifikim zgjedhor u konfirmuan nga vëzhguesit e OSBE-së, të cilët vunë në dukje se zgjedhjet shënuan parregullsi serioze, keqpërdorim të mjeteve publike, dominim mediatik të presidentit Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës. Reagoi edhe Departamenti i Shtetit. DASH thotë se Beogradi duhet të bashkëpunojë me OSBE-në, në hetimin e dyshimeve për parregullsi zgjedhore. Opozita fillimisht u përpoq të paraqiste provat në Komisionin Zgjedhor Republikan, por pasi ankesat e tyre u refuzuan shprehimisht, ata protestat i transferuan para Kuvendit sepse, sipas tyre, vjedhja më e madhe e votave u bë për zgjedhjen e autoriteteve të reja lokale në Beograd. Ndërkohë, Moska akuzoi Perëndimin se tentoi të destabilizonte Serbinë. Pas protestave reagoi edhe Bashkimi Evropian. Brukseli i tha Zërit të Amerikës, se e drejta për demonstrata paqësore duhet të respektohet, por dhuna nuk është zgjidhje.

“Veprimet e policisë duhet të jenë të përshtatshme, dhe të drejtat themelore duhet të respektohen brenda sundimit të ligjit. BE-ja bën thirrje për paqe dhe dialog”, thonë nga Bashkimi Evropian.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit