Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeVala e të nxehtit përfshin Maqedoninë e Veriut

Vala e të nxehtit përfshin Maqedoninë e Veriut

Mot shumë i nxehtë me temperatura të larta do të na shoqëroj edhe ditëve në vijim. Madje, të mërkurën temperatura pritet të shënoj 40 gradë celsiuz, thanë nga Enti hidrometeorologjik. Gjithashtu, sinoptikët kujtojnë se muaji Qershor në përgjithësi do të jetë shumë I nxehtë dhe I thatë, me temperature mbi mesataren.

“Mot më të nxehtë presim të kemi të mërkurën me temperaturë maksimale prej 32 deri më 40 gradë celsiuz. Këto 40 gradë sigurisht që do ti kemi në pjesët më të ngrohta të vendit, përgjatë Vardarit. Nga e enjtja do të fryj erë e fortë nga drejtimi jugëperëndimor. Gjatë kësaj dite do të kemi ulje temperaturash mirëpo ajo ulje nuk do të jetë drastike por mund të themi vetëm dy ose tre grade. Temperaturat do të jenë mbi mesataren, do të kemi qershor mjaft të nxehtë dhe të thatë”, tha Lençe Rizova, sinoptike.

Temperaturat e larta tashmë kanë shtuar edhe numrin e telefonatave në Ndihmën e Shpejtë, posaçërisht për aksidentet në trafikut. Nga Ndihma e Shpejtë ankohen se krahasuar me numrin e banorëve në Shkup kanë numër të vogël të ekipeve për të interbvenuar.

“Me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri I aksidenteve në trafik…sepse moti I nxehtë ul koncentrimin dhe paraqitet konfuzion te shoferët, prandaj rekomandojmë të ngasin më ngadal dhe të jenë më të koncentruar sepse këtyre ditëve vërtet kemi rritje të numrit të aksdenteve në trafik. Thirrjet tek ne janë nga 80 deri në 100 për 24 orë. Sipas numrit të banorëve na duhen shumë e më shumë ekipe nga ato që jemi. Tashmë jemi gjashtë deri në tetë ekipe, varësisht pushimeve. Minimum duhet të jenë 30 ekipe, ne na duhen më shumë se 30 ekipe sepse ne mbulojmë edhe pacientët e sëmurë kronikë, nuk jemi vetëm për intervenimet urgjente”, theksoi Marin Sotirovska, Ndihma e shpejtë.

Qytetarët ankohen se për shkak të betonizimit të Shkupit, në qytet nuk kanë mbetur hapsira gjelbruse për të pushuar e freskuar.

“Gjithçka është shkatërruar, as bar e as dru, madje as ulëse të ulemi të pushojmë diku nën dru, nuk ka ku të pushoj njeriu. Vetëm ky park mbeti, ta shohim deri kur. Vetëm nën hije dhe ajër të kondicionuar, asgjë tjetër”, tha një qytetar.

Mjekët e Ndihmës së shpejtë gjithashtu apelojnë qytetarët të mos dalin në rrugë pa nevojë nga ora 10 deri nnë orën 15. Në rastet kur duhet të jenë të ekspozuar në dielle, mjekët rekomandojnë që qytetarët me vete të mbajnë ujë, kapelë, rroba me ngjyra të hapura. Posaçërisht, mjekët rekomandojnë të përdoret krem për mbrojtje nga dielli sepse, sipas mjekëve, dielli në këtë periudhë eshte mjaft I fortë dhe mund te shkaktoj alergji.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit