Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeUshtria izraelite: Që nga 7 tetori kemi bombarduar 29 mijë objektiva në...

Ushtria izraelite: Që nga 7 tetori kemi bombarduar 29 mijë objektiva në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka bombarduar 29 mijë objektiva në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 31 mijë objektivave “në të gjitha frontet”.

“Rreth 29 mijë prej sulmeve janë kryer në Rripin e Gazës ndërsa 1.100 në kufirin me Libanin”, thuhet në artikullin e gazetës në të cilin nuk jepen informacione se ku janë kryer pjesa tjetër e mbetur.

“Rreth 7 mijë nga sulmet kanë qenë ‘sulme të papritura’ dhe janë kryer me kërkesë të forcave tokësore. Me avionët luftarakë janë kryer rreth 26 mijë sulme, me helikopterët ushtarakë rreth 3.800 dhe me mjetet ajrore pa pilot (dronë) rreth 3.800 sulme”, thuhet më tej.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit