Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeUkrainasit rrëzuan tre aeroplanë bombardues rusë

Ukrainasit rrëzuan tre aeroplanë bombardues rusë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë ushtarakë thanë se forcat e Kievit rrëzuan dje tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34.

Ushtria ruse nuk e ka komentuar incidentin, por blogerët rusë konfirmuan humbjen e aeroplanëve ndërsa analistët thanë se sistemet anti-ajror amerikan, Patriot ndoshta ishin përdorur. Këto raportime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

“Sot në mesditë në sektorin jugor – tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34 u shkatërruan”, shkroi komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk në platformën e komunikimit Telegram.

Në video-mesazhin e mbrëmjes, Zelensky vlerësoi njësinë kundërajrore në rajonin e Odesës për rrëzimin e aeroplanit në rajonin Kherson.

Zona u sulmua në ditët e para të pushtimit të Moskës në shkurt të vitit 2022. Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin kontrollin e territorit të humbur dhe në nëntor vendosën pozicione në bregun lindor të lumit Dnieper në Kherson.

Eurasia Daily, një agjenci ruse e lajmeve, raportoi se pretendimet e Ukrainës ishin të besueshme. Kievi mund të lëshojë raketa Patriot, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 160 kilometra kundër objektivave në lartësi të madhe, nga ana perëndimore e lumit Dnipro.

Ndryshe, kundërofensiva ukrainase e nisur në lindje dhe jug të vendit në muajin qershor nuk pati shumë përparim. Zelensky pranon se rikthimi i territoreve ka qenë më e ngadaltë sesa pritej, por hodhi poshtë pretendimet e komandantit ushtarak, gjeneralit Valery Zaluzhny, se lufta ka hyrë në një fazë që kërkon ndryshim në taktika. /Telegrafi/

https://m.facebook.com/zelenskyy.official/videos/1653050748559562/?ref=embed_video

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit