Ka vdekur 40 vjeçari i cili u plagos sot me armë zjarri në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore.
Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Të informojë se pacienti nga Mitrovica, nuk mundi të ju përballojë plagëve, edhe për kundër të gjitha masave të ndërmarra të reanimimit kardio pulmonar, ka ndërrua jetë”, ka thënë Syla
Viktima është një burrë i moshës 40 vjeçare me inicialet F.Z. Sipas raportimeve ai është qëlluar me 6 plumba prapa shpinës. Siç raportohet i dyshuari është arratisur dhe nuk dihet identiteti i tij.