Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajme“U munduan të na heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me...

“U munduan të na heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me disa mijëra euro”, familjarët e viktimave në spitalin modular kërkojnë procedurë të re gjyqësore dhe shkarkimin e disa prokurorëve

-Sot i gjithë shteti feston , kurse ne jemi mbledhur t’i përkujtojmë familjarët tonë që para 2 viteve u dogjën këtu në spitalin modular, këtë e tha njëri nga familjarët e viktimave të tragjedisë së para dy vjetëve në spitalin modular të Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Familjarët kërkojnë që sërish të hapet procedurë gjyqësore për shkaqet e zjarrit dhe shkarkimin e disa prokurorëve në krye me prokurorin republikan Lubomir Joveski.

“Ata sot nuk janë në mesin tonë, vetëm se nuk u respektua asnjë standard i ndërtimit. U munduan të na frikësojnë dhe të heshtin duke i vlerësuar jetët e tyre me disa mijëra euro dhe tentuan t’i fshehin fajtorët e vërtet të kësaj tragjedie, tymi i zi atë natë që mbuloi qytetin, sot po mbulon drejtësinë e këtij qyteti. Kërkojmë shkarkim të Prokurorit republikan Joveski bashkë me kryeprokurorin e Tetovës Besir Aliu, prokurorët Zorica Pavlloviç, Dejan Petrevski, Hanefi Ahmeti dhe të tjerët të involvuar në këtë krim”, tha njëri nga familjarët.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit