Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Gara mes kandidatit socialsit Jorgo Goro dhe Belerit ishte tepër e ngushtë.
Beleri ka marrë 3818 vota ndërsa kundërshtari i tij socialist në këto zgjedhje lokale mori 3837 vota. Diferenca e votave mes tyre është 19 vota.
Fredi Beleri, u arrestua mëngjesin e 12 majit me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, pra për blerje të votave.
Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ishte prej ditësh në hetim.