Saturday, April 12, 2025
spot_img
BallinaLajmeTrump: Lufta është një opsion nëse dështojnë negociatat me Iranin

Trump: Lufta është një opsion nëse dështojnë negociatat me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë po përgatiten për bisedime me palën iraniane lidhur me programin bërthamor të Teheranit, raporton agjencia Anadolu.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se bisedimet që do të mbahen të shtunën do të shënojnë fillimin e, siç e quajti ai, “procesit”.

Ai shtoi se nuk ka një afat të përcaktuar se kur duhet të përfundojnë negociatat, por theksoi se vendimi i tij për kur “do të përfundojë koha” do të bazohet në “ndjenja”.

“E kemi pak kohë, por jo shumë, sepse nuk do t’i lejojmë ata të kenë armë bërthamore. Dua që ata të përparojnë. Dua që Irani të jetë i shkëlqyer. E vetmja gjë që nuk mund ta kenë, është arma bërthamore. Ata e kuptojnë këtë,” tha Trump.

“Nëse për këtë nevojitet forcë ushtarake, do ta kemi ushtrinë. Izraeli, natyrisht, do të jetë i përfshirë fuqishëm. Do të jetë në krye. Por askush nuk na udhëheq ne. Ne bëjmë atë që duam,” shtoi ai.

Trump tashmë të hënën kishte deklaruar se bisedimet e ardhshme në Oman, që pritet të nisin të shtunën, janë “në interesin më të mirë të Iranit”. Me atë rast, ai përsëriti kërcënimin për një aksion ushtarak nëse negociatat dështojnë, duke paralajmëruar se Teherani do të jetë “në rrezik të madh” pa një marrëveshje.

Sipas Axios, duke iu referuar dy burimeve të informuara, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Trumpit, do të udhëheqë delegacionin amerikan në negociatat me Iranin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit