Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKuriozitete“Tri rreziqet kryesore” me të cilat përballet Franca

“Tri rreziqet kryesore” me të cilat përballet Franca

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, ka paralajmëruar për “tri rreziqe të mëdha” me të cilat përballet Franca, si shkak i situatës së re politike.

Në një deklaratë në X, Le Maire tha se vendi mbetet “armiqësor ndaj çdo diskriminimi dhe çdo dallimi midis qytetarëve” dhe më shumë se kurrë është e rëndësishme të qëndrojnë “të bashkuar”.

Rreziku i parë

Ai tha se rreziku i parë është “kriza financiare dhe rënia ekonomike e Francës”.

“Zbatimi i programit të Frontit të Ri Popullor do të shkatërronte rezultatet e politikës që kemi ndjekur për shtatë vjet dhe që i kanë dhënë Francës punë, atraktivitet dhe fabrika”, tha Le Maire.

Rreziku i dytë

Sipas ministrit, rreziku i dytë që i kanoset Francës është “thyerja ideologjike e kombit”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar këtë rrezik”, tha Le Maire.

Ne duhet t’i japim përgjigje zemërimit dhe shqetësimeve legjitime të bashkëqytetarëve tanë, veçanërisht 10 milionë qytetarëve që votuan për Frontin Kombëtar. Duhet të veprojmë ndryshe. Duhet të dëgjojmë, të dëgjojmë, të përgjigjemi pa vonesa”, vazhdoi ai,

Rreziku i tretë

Le Maire deklaroi se rreziku i fundit është “kriza e regjimit”.

“Forcat e Asamblesë Kombëtare janë të shpërndara. Idetë e tyre edhe më shumë. Ne kemi nevojë urgjente për qëndrueshmëri dhe kthjelltësi”, tha ministri francez.

Më shumë se kurrë, pra, le të kthehemi në realitet”.

Ndryshe, votimi taktik ia prishi shanset për një shumicë absolute Frontit Kombëtar i cili gëzoi përkrahje të madhe në raundin e parë të zgjedhjeve.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare franceze kanë qenë shokuese si për vetë Francën ashtu edhe për shtetet tjera.

Aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor i Jean-Luc Melenchon, ka dalë e para në zgjedhjet legjislative franceze, por nuk ka arritur të marrë shumicën e ligjvënësve të nevojshëm për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare.

Së fundmi, janë publikuar edhe rezultatet përfundimtare të cilat na tregojnë se kush dhe sa ulëse ka siguruar në Parlament.

Fronti i Ri Popullor, një koalicion i formuar nga socialistët, komunistët, të gjelbërtit dhe partia e majtë France Unbowed, do të marrë 180 vende në Parlamentin francez, nga 577 në total.

Pasohet nga koalicioni i Ensemble të presidentit, Emmanuel Macron, i cili do të marrë 159 vende, një rënie e ndjeshme nga 245 që fitoi në zgjedhjet më të fundit të vitit 2022.

Pavarësisht kryesimit të sondazheve në raundin e parë të mbajtur më 30 qershor, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen-it do të marrë 142 vende, të cilat me sa duket do të shkatërrojnë shpresat për të vendosur Jordan Bardella-n si kryeministër.

Duke pasur parasysh rezultatet, Gabriel Attal duket se do të humbasë postin e tij si kryeministër, të cilin e mban që nga janari – megjithëse nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë atë.

Kushtetuta franceze lejon “bashkëjetesën”, me president dhe kryeministër nga parti të ndryshme.

Për herë të fundit kjo ndodhi nga viti 1997-2002, kur socialisti Lionel Jospin qeverisi së bashku me presidentin e qendrës së djathtë, Zhak Shirak.

Por, është e paprecedentë që asnjë parti të mos fitojë një shumicë pa ndonjë koalicion të dukshëm qeverisës, dhe Franca tani mund ta gjejë veten në një bllokim, siç ka theksuar edhe ministri Le Maire.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit