Zhvillohet ceremonia mortore për katër viktimat e aksidentit tragjik në Rashçe të Shkupit. Sot, të gjitha rrugët çonin drejt fshatit Gërçec të Shkupit, ku shumë njerëz ishin pjesë e ceremonisë mortore. Personalitete publike, përfaqësues të BFi-së, hoxhallarë dhe qytetarë të rëndomtë, pas Namazit të Iqindisë, u bënë pjesë e kësaj ceremonie mortore në familjen Arsllani të Gërçecit. Kjo humbje e madhe ka tronditur opinionin vendor dhe jo vetëm, kurse familjarët njoftuan se viktimat kishin qenë të agjërueshëm dhe në iftar tek të afërmit e tyre, kurse kthimi rezultoi të jetë i kobshëm.
Familja Arsllani tashmë ka hapur dyert për ngushëllime, kurse në adresë të kësaj familjeje kanë mbërritur mesazhe mbështetjeje nga gjithë trojet shqiptare dhe jo vetëm.