Sunday, February 2, 2025
spot_img
BallinaKronika e zezëTragjedi në Gjakovë, tre adoleshentë humbin jetën pas shembjes së një shtëpie

Tragjedi në Gjakovë, tre adoleshentë humbin jetën pas shembjes së një shtëpie

Tre adoleshentë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Shtëpia ishte e pabanuar. Viktimat, të moshës 13 dhe 15 vjeçare, janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,” thuhet në njoftimin e policisë së Gjakovës.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve.

“Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi që të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjujt!”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit