Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dokumentet rrugore dhe ligjit për sigurinë në komunikacion është përgatitur nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të cilët urgjentisht do t’i dorëzohen Qeverisë, si e vetmja zgjidhje për krizën aktuale me dokumentet personale.
“Ka një zgjidhje për problemin dhe është shumë e thjeshtë. Nëse ka vullnet politik brenda një dite do të zgjidhen vuajtjet e qytetarëve. Kemi një propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit të Qytetarëve, ja ky është gati, është gati dhe ai tjetri. Madje këtë e kam nënshkruar. Projektligji për ndryshimin e ligjit për sigurinë në trafikun rrugor. Ka zgjidhje për një ditë, vetëm duhet të ketë vullnet politik”, deklaroi ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski.