Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeToshkovski: Kemi prova të shumta për krime të marra nga aplikacioni SKY

Toshkovski: Kemi prova të shumta për krime të marra nga aplikacioni SKY

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në një intervistë për televizionin Alfa, i pyetur për aksionin në të cilin u ndaluan dy ish-policë të cilët i nxorrën sekretet zyrtare duke ndihmuar njërin prej grupeve kriminale, theksoi se përmes EUROJUST-it, MPB dhe Prokuroria ka marrë një sasi të madhe provash në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin të marra përmes aplikacionit SKY që përdoret nga grupet kriminale dhe informatorët e tyre për të komunikuar me njëri-tjetrin.

“Edhe në të ardhmen do të vijojnë procedura të cilat do t’u drejtohen të gjithë atyre që kanë kryer krime dhe për të cilët ka prova në kuadër të aplikacionit në fjalë. Informacioni im është se provat janë mjaft të gjera. Për këtë rast po punohet në vazhdimësi dhe me përkushtim, si nga Prokuroria Publike ashtu edhe nga MPB, ndaj pres procedura të tjera në të ardhmen, të gjitha me qëllim të atyre që kanë përfituar ilegalisht në kurrizin e qytetarëve të Maqedonisë, do të shkojnë aty ku e kanë vendin”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski shprehu dyshime se një numër i madh i aksioneve policore të kryera më herët shpesh përfundonin me mos sigurimin e krerëve të atyre klaneve dhe bandave dhe “peshqit më të vegjël” përfundonin pas hekurave.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit