“Çfarë ndryshimi bën një javë”, ishin fjalët e sakta të përdorura nga nënkoloneli Nick Zorab, oficer komandues i Regjimentit Mbretëror të Batalionit të Parë të Princeshës së Uellsit dhe komandant i grupit luftarak të Forcave Rezervë Strategjike, teksa po i drejtohej qindra trupave të tij që ishin ulur me padurim përballë tij sapo kishte shkelur në qytetin e Prishtinës, në Kosovë.
Kjo ishte përgjigja e shpejtë e Mbretërisë së Bashkuar ndaj kërkesës së Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë (SACEUR) për ta riforcuar Forcën e Kosovës (KFOR), forcën paqeruajtëse të NATO-s brenda Kosovës, si përgjigje ndaj sulmit të dhunshëm kundër Policisë së Kosovës muajin e kaluar (24 shtator) që çoi në tension të shtuar rajonal në këtë pjesë të Ballkanit dhe në tërë Ballkanin.
Një javë, siç thotë fraza shumë e lavdëruar, mund të jetë një kohë e gjatë në politikë, mirëpo për nënkolonelin Nick Zorab dhe trupat e tij, kjo kohë është shumë e shkurtër për ta marrë një grup beteje në anën tjetër të Evropës dhe më pas për t’i futur ata në një pozicion për ta kryer misionin e tyre. Çuditërisht kjo është ajo që ka ndodhur, dhe regjimi i tyre i trajnimit tani vazhdon me një ritëm që do t’i bëjë të njëjtit ta arrijnë qëllimin e tyre për të qenë “të gatshëm për mision” të qetë brenda orarit të përcaktuar.
Kosova është një nga ato rajone që është luftuar dhe sunduar nga perandoritë përgjatë mijëvjeçarëve, nga romakët e shekullit të parë deri në konfliktet e shekullit të 20-të me rreth 500 vjet sundim osman dhe duke u thithur në një Jugosllavi më të madhe komuniste në mes.
Me vdekjen e Titos dhe shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, Kosova e gjeti veten pjesë të Serbisë tashmë të pavarur, megjithatë, në vitin 1992 ajo u vetëshpall si republikë e vetëshpallur. Pasuan disa vite brutalitet dhe trazira të armatosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo dhunë arriti në një pikë ku NATO i dha Serbisë një ultimatum për ta ndaluar dhunën.
Bisedimet e paqes dështuan dhe NATO më pas nisi një fushatë ajrore 78-ditore, duke detyruar një marrëveshje me fraksionet ndërluftuese për t’i tërhequr trupat, për ta pamundësuar katastrofën humanitare dhe për ta krijuar një forcë paqeruajtëse, KFOR-in që e bëri në qershor të vitit 1999 nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes Rezolutës 1244.
Në vitin 2008 Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia dhe kjo e fundit nuk e ka pranuar. Roli i KFOR-it është ta ruajë paqen, ai nuk është në mbështetje apo mbrojtje as të kosovarëve dhe as serbëve – armiku i tij i vetëm është dhuna.
Tensionet mes dy Serbisë dhe Kosovës janë zier dhe në sytë e publikut të gjerë kanë kaluar relativisht pa u vënë re së fundmi. Gjithçka ndodhi më 24 shtator kur një patrullë e Policisë së Kosovës e pengoi një depo armësh që po transportoheshin nëpër veri të Kosovës, përleshja me armë që pasoi la të vdekur një polic kosovar dhe të tjerë të plagosur. Pasoi pastaj një grumbullim i pajisjeve ushtarake përgjatë vijës kufitare administrative që ndan Kosovën dhe Serbinë.
Edhe pse 4,500 forca të KFOR-it janë dislokuara për operacione paqeruajtëse, me këtë ndjenjë të rritur tensioni, Shtabi Strategjik i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) dërgoi një thirrje të qartë për mbështetje.
Forca Rezervë Strategjike e Ushtrisë Britanike (SRF), një grup i plotë beteje këmbësorie i formuar rreth Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, i referuar me dashuri si “Tigrat”. Thjesht rastësisht, një element i vogël i SRF-së është tashmë në Kosovë duke kryer një provë operacionale pikërisht për një ngjarje të tillë, kur befas gjithçka është kthyer në realitet.
Ishte kërkesë nga SACEUR, njoftoi Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen në konferencën e partisë së tij dhe pesë ditë më vonë ‘Tigrat’ filluan të zbarkojnë në Prishtinë për ta forcuar kontingjentin britanik me një grup të plotë beteje.
Brenda disa ditësh ata do të jenë gati për misionin, ashtu siç ishte i shpejtë edhe oficeri komandues të njoftojë, “Grumbullimi, pajisjet dhe burimet këtu janë vetëm një pjesë e historisë. Faza tjetër që fillon tani është integrimi i të gjithëve këtu në një grup beteje për t’i kryer në mënyrë aktive misionet që i kemi përpara”.
Tigrave do t’iu bashkangjiten edhe 100 rumunë që do të thotë se fuqia totale e kësaj force do të jetë në rajon prej 750 ushtarësh./ARMY.MOD.UK