Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaSportTifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

Në kuadër të Evropianit Euro2024 që po zhvillohet në Gjermani, në orën 15:00 do të ndeshen Sllovenia dhe Serbia.

Nëpër rrugët e qytetit të Munihut, ku edhe do të zhvillohet ndeshja në stadiumin e famshëm “Allianz Arena”, tifozët serbë janë mbledhur në numër realitivisht të madh, e sipas pamjeve që po publikohen nëpër mediat serbe, tifozët sllovenë po ikin nga ta duke iu shmangur ndonjë incidenti potencial.

Në mesin e thirrjeve që serbët po i bëjnë, shumica janë kundër Kosovës, e madje edhe të tilla që bëjnë thirrje për zhdukjen e shqiptarëve.

“Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”, është një prej thirrjeve që ata po bëjnë nëpër rrugët e Munihut, sipas pamjeve që i ka publikuar media serbe e afërt me pushtetin “Telegraf” (shih këtu në sekondat e fundit të videos) përpos atyre “Kosova, Serbia”, “Kosova është zemra e Serbisë”, e thirrje të ngjashme nacionaliste.

Po ashtu, janë dëgjuar edhe thirrje të tilla si “serbët e rusët, vëllezër përgjithmonë” (shih videon këtu). /Klankosova.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit