Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeThirrje e re për mbështetje financiare për nxënësit, ata që kanë aplikuar...

Thirrje e re për mbështetje financiare për nxënësit, ata që kanë aplikuar në dhjetor nuk duhet që të konkurrojnë përsëri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli thirrjen e re për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në të cilën mund të aplikojnë të gjithë nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar në thirrjen e parë nga dhjetori i vitit të kaluar. 

Afati i aplikimit është shtyrë për shkak të pushimit dimëror dhe zgjat prej datës 5 deri më 16 janar të vitit 2024. Thirrja publike mund të gjendet në linkun vijues: Thirrje publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, familjet e të cilëve kanë të ardhura mujore neto pagë gjithsej deri në 50.000 denarë (mon.gov.mk).

“Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që aplikuan për thirrjen e parë muajin e kaluar nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri. Pagesa e mbështetjes financiare pas thirrjes së parë publike do të bëhet në ditët në vijim. Nxënësit e shkollave fillore do të marrin 1.200 denarë në muaj, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme 1.800 denarë. Kjo ndihmë është pjesë e paketës së 9-të të masave antikrizë të Qeverisë, me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira materiale për nxënësit që kanë nevojë për mbrojtje sociale në kushtet e krizave të shumëfishta të ndërthurura”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Thirrja publike do të publikohet çdo muaj në vazhdim, duke përfunduar në maj të vitit 2024.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit