Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëTërmet në Austri, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Austri, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 është regjistruar në Austrinë lindore. Bazuar në të dhënat sizmiologjike, tërmeti ishte me epiqendër rreth 10 kilometra thellësi në komunën Schottëien, afërsisht 90 kilometra nga Vjena.
Aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz apo sende.

Tërmeti ndodhi në një zonë ku toka, tradicionalisht, pothuajse nuk dridhet kurrë. Megjithatë, në javët e fundit, duke filluar të paktën nga 13 janari, një seri e pazakontë lëkundjesh është regjistruar në Tirol, më e forta, para asaj të sotme, ishte me magnitudë 4 në 23 janar dhe u ndje edhe në Gjermani.

Në Pillerseetal, një rajon i Tirolit Lindor, sizmografët kanë regjistruar mbi 60 tërmete që nga fillimi i janarit, nga të cilët vetëm rreth njëzet janë ndjerë nga popullsia.

Po çfarë po ndodh?

Një sizmolog i intervistuar nga mediat lokale foli për një seri “shumë të pazakontë”, të karakterizuar nga disa lëkundje të njëpasnjëshme me magnitudë relativisht të lartë: “Teorikisht, situata mund të qetësohet me kalimin e kohës, por është gjithashtu e mundur që tërmete të tjera të ndodhin javët e ardhshme”. Hera e fundit që një seri e ngjashme ndodhi në këtë zonë daton në vitin 1921, mbi një shekull më parë, kur toka vazhdoi të dridhej për rreth pesë muaj. /abcnews.al

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit