Edhe nga VMRO-DPMNE kanë reaguar në lidhje me situatën në M-NAV. Nga partia opozitare thonë se personat që kanë sulmuar kontrollorët vijnë nga BDI, ndërsa shtojnë se janë sulmuar të punësuar shqiptarë, që i kanë dhënë mbështetje Sindikatës.
“Kjo është fytyra e vërtetë e dhunshme dhe kriminale e evropianëve fallco të BDI-së dhe LSD-së. A është shpërndarja e grushteve në drejtim të sindikalistëve Lidhja Europiane e LSD-BDI-së, për të cilën angazhohen këto dy parti. Në cilin shtet tjetër evropian ka një skandal të këtillë?”, thonë mes tjerash nga VMRO.