Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeTenderi i MPJ-së për “Eurovian”, Gërkovska: Është shkelur ligji, të ketë përgjegjësi!

Tenderi i MPJ-së për “Eurovian”, Gërkovska: Është shkelur ligji, të ketë përgjegjësi!

Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska pret nga Komisioni Antikorrupsion që vërtetojë nëse ka pasur pazarllëqe për ndikim në rastin e “Eurovia” dhe në bazë të gjetjeve të tyre do të vendoset se si do të veprohet mbi rastin. Gërkovska thotë se duhet të ketë përgjegjësi edhe vonesat me kthimin e parave deri tek donatori Eurovia. Kompania “Eurovia” ka fituar tenderin prej 1.8 milion eurosh të Ministrisë së Jashtme për adoptimin e hapësirave të qendrës “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së e cila do të mbahet në dhjetor.

 “Unë pres nga Komisioni Antikorrupsion të vazhdojë në drejtim të kompetencave të saj të vërtetojë se për çfarë arsye janë kthyer paratë 1 muaj para shpalljes së tenderit, kush duhet ta bëjë kontrollin që s’është bërë sepse në ligj ka një afat se kur duhet të kthehen paratë. A ekziston, siç pohonte në fillim Antikorrupsioni se ka pasur tregti me ndikim, që është përgjegjësi e Komisionit Antikorrupsion. Pres që kjo të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme sepse kjo është pjesa financiare që ka shkelje dhe duhet të ketë përgjegjësi”, theksoi Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre për Qeverisje të Mirë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit