Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeTelma për incidentin në Haraçinë, armiqësi të vjetra

Telma për incidentin në Haraçinë, armiqësi të vjetra

Televizioni Telma përmes një kronike speciale ka dhënë detaje se cilat janë motivet dhe prapaskenat e sulmit me armë sot në Haraçinë, ku si cak ishte kreu i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Sipas këtij televizioni, nga ajo që dihet publikisht dhe në Haraçinë, kryetari i komunës, Ibrahimi ka një armik të njohur, anëtarët e familjes Ajvazi.

“Ai kishte bërë një denoncim më parë ndaj tre personave për dhunë të ushtruar, të cilët janë anëtarë të familjes së së personit të parë të degës së BDI-së dhe ish-kryetarit të Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi. Kryetari aktual, Ridvan Ibrahimi, më pas kishte bërë të ditur se sulmin ndaj tij e kanë bërë tre persona dhe se motivet kanë të bëjnë me mospërmbushjen e kërkesave të tyre personale dhe afariste. Dyshimet fillestare jozyrtare për sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje të vjetër me familjen Ajvazi nga fshati, një mosmarrëveshje për tokën në hyrje të Haraçinës pranë stadiumit të futbollit”, pohojnë burime policore për Telma, që shpalos edhe detaje tjera.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit