Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeTeleZüri, në Kosovë: gjurmëve të pushuesve kosovarë nga Zvicra

TeleZüri, në Kosovë: gjurmëve të pushuesve kosovarë nga Zvicra

Qëllimi i udhëtimit të dy gazetarëve të teleZüri është që të raportojnë se si i kalojnë pushimet verore kosovarët nga Zvicra, në atdheun e tyre të parë

Gazetarët e TeleZüri Daniel Fernandez dhe Orgetorix Kuhn udhëtojnë për në Kosovë. Qëllimi i udhëtimit të tyre është që të raportojnë se si i kalojnë pushimet verore kosovarët nga Zvicra, në atdheun e tyre të parë (ose të dytë).

Në raportimin e tyre nga Kosova ata prezantojnë vendin dhe popullin, transmeton albinfo.ch. Dy gazetarët e videove bëjnë një udhëtim të gjatë për ta bërë këtë:

Distanca: rreth 1800 kilometra

Koha e udhëtimit: të paktën 18 orë (pa bllokime trafiku)

Vendkalimet kufitare: Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Popullsia nga Kosova është një nga grupet më të mëdha të emigrantëve në Zvicër. Sipas një studimi të Entit Federal të Statistikave, 250,000 njerëz që jetojnë në Zvicër jane deklaruar se flisnin shqip.

Shumë prej tyre e vizitojnë Kosovën gjatë pushimeve verore.

“Në ndalesat që kaluam pyetëm udhëtarët për destinacionet e tyre të udhëtimit. Përgjigjet janë të qarta: Kosova, Maqedonia, Serbia, disa shkojnë edhe më tej në Greqi apo Turqi”, raportojnë dy gazetarët.

Në zonat e shërbimit mund të shihen edhe gjurmë të zviceranëve të tjerë. Për shembull: zhgarravinat GC (klubi futbollistik i Cyrihut me këtë shkurtesë) zbukurojnë muret e tualetit në një stacion pushimi në Serbi.

“Ne e kaluam kufirin për në Kosovë pa asnjë problem. Ndërkohë kemi mbërritur në hotelin tonë në Prishtinë, kemi kaluar kontrollin dhe jemi vendosur në dhomat tona. Tani është koha që të dy të pushojmë pak”, shkruajnë gazetarët, transmeton albinfo.ch. Ata, gjatë gjithë javës pe¨rmes videove dhe teksteve të shkurta do t`i mbajnë të informuar lexuesit e tyre me udhëtimin që po bëjnë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit