Nuk ndalen incidentet në burgjet e Maqedonisë së Veriut.
Këtë herë, një përleshje fizike mes të burgosurve ka ndodhur në Burgun e Shkupit – Shutkës.
“Më datë 20.03.2024 në ora 10.46 në SPB Shkup, nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth rës 08:30 i dënuari N.R. është sulmuar fizikisht nga M.N. dhe R.N., gjithashtu të burgosur. Merren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Ditë më parë përleshje fizike, por me mjet të mprehtë ka pasur edhe në Burgun e Idrizovës.