Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artit“Te Berberi”, komedia shqiptare në SRF Comedy

“Te Berberi”, komedia shqiptare në SRF Comedy

SRF Comedy ka sjellë komedinë e aktorit të njohur shqiptar Vedat Bajramit, “Te Berberi”.

Siç njofton edhe vet aktori keni mundësinë ta ndiqni me titra në tre gjuhë.

“Shikoni premierën e pilotit më të ri në SRF Comedy/Zvicër, ju mund t’i zgjidhni titrat në Gjermanisht, Anglisht dhe Gjuhën Shqipe! Shikim te këndshëm shqiptarët e mi të dashur kudo që jeni”, shkruan Bajrami.

Komedia bën fjalë për Dautin që investon kursimet e tij për të hapur një sallon flokësh. Ai punëson ish-bashkëshorten e tij Melanie si drejtoreshë menaxhuese.

Dauti shpreson të krijojë një lidhje me të dhe djalin e saj Xonin për të ribashkuar familjen. Por personaliteti i dashur por kokëfortë i Dautit dhe ndihma kundërproduktive e mikut të tij kaotik Rocki e kthejnë misionin e tij romantik në kaos të përhershëm.

Krijues dhe producent është Florim Brajshori, autor kryesor është Arne Kohlëeyer, me regji nga Jyri Pasanen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit