Në vazhdën e takimeve konsultative me ambasadorët e vendeve aleate, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, u prit sot në një takim nga ambasadori i Holandës në Shkup, Sh.T. Dirk Jan Kop.
Në fokus të takimit siç thuhet ishte rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përfshirë përshpejtimin e reformave, me theks të veçantë në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.
“Palët u pajtuan se Maqedonia e Veriut duhet dëshmuar vullnet më të madh politik për reforma të mirëfillta në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e institucioneve antikorrupsion. Kryetari Taravari vlerësoi angazhimin e Holandës në forcimin e proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut, si dhe qasjen në vazhdimësi direkte dhe konstruktive të ambasadorit Kop”, thekson ASH.