Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari takohet me Ahmetin dhe Xhaferin: Përflitet për ofertë “goxha serioze”

Taravari takohet me Ahmetin dhe Xhaferin: Përflitet për ofertë “goxha serioze”

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka konfirmuar për TV21 se mbrëmë është takuar me kreun i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik Talat Xhaferi.

Përgjigja e tij për këtë takim ishte e shkurtër, përmes mesazhit vetëm na tha “po, jam takuar”, por pa dhënë hollësi të tjera. “Jo. Deklarohem pas disa ditësh”, shkoi Taravari kur u pyet nga TV21 për detaje rreth ofertës së Ahmetit ndaj ASH-së për t’iu bashkuar Frontit Europian.

Më herët TV21 nga burime të tij raportoi se në takimin Taravari-Ahmeti-Xhaferi, e ku i pranishëm ka qenë edhe një ministër i BDI-së, Taravari ka marrë ofertën e fundit nga BDI-ja, që ASH t’i bashkohet Frontit europian. Informacionet që burimi ia ka përcjellë TV21 thonë se oferta finale e Ahmetit ndaj Taravarit është “goxha serioze”. Se për çfarë është biseduar konkretisht dhe cili do të jetë vendimi i Taravarit, pritet që kreu i ASH-së vetë ta njoftojë opinionin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit