Arben Taravari, kandidati presidencial i koalicionit VLEN ka shtruar sonte iftar për bashkëpunëtorët e tij, krerët e partive politike, Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, Izet Mexhitin e LD-së, Afrim Gashin e AAA-së, si dhe Bekim Qokun, përfaqësues i VV-së nga Maqedonia e Veriut, shkruan gazeta LAJM.
Në iftarin e organizuar sonte në Gostivar kanë marrë pjesë edhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci, si dhe përfaqësues tjerë të partive nga koalicioni opozitar VLEN.
Me fillimin e muajit të Ramazanit, politikanët kanë filluar të shtrojnë iftare edhe për aktivistët e partive.