Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari: S’do jem kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Taravari: S’do jem kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

LAJM: z.Taravari a do jeni ju kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoni, siç u raportua në disa mediat sot?

Taravari: Jo, sigurisht nuk do të jem. Unë u habita, ma dërguan disa miq dhe shokë këtë informatë. As që është diskutuar kjo temë në parti apo me ndonjë parti tjetër. Kështu që ne si ASH i vazhdojmë aktivitetet tona, i kemi planet tona dhe as që diskutohet për këtë temë.

LAJM: A ju ka ofruar Ali Ahmeti një gjë të tillë?

Taravari: Jo, aspak. Unë me Ali Ahmetin jam takuar 4 ditësh në komunën e Gostivarit. Kemi biseduar për tema të ndryshme, por për këtë temë aspak nuk kemi diskutuar.

LAJM: A do të kishit pranuar një pozitë të tillë nëse do t’ju kishte ofruar?

Taravari: Jo. As që e kam ndërmend ta diskutoj këtë temë. Bile mendoj se është temë që më shumë është thashetheme se ka të bëjë diçka me realitetin.

LAJM: Nëse s’keni biseduar për këto tema me Ahmetin dhe s’janë të vërtetë këto zëra, pse mendoni se dalin këto spekulime? A mund të kenë lidhje me qëndrimin tuaj se nuk do të garoni në zgjedhje bashkë me BDI-në?

Taravari: Ne moti e kemi thënë. Unë ka 4-5 muaj që e përsëris këtë. Kishte spekulime të ndryshme se Aleanca shkon me BDI-në, listat janë gati dhe ka 4-5 muaj që unë e përsëris që Aleanca do të del vetë dhe në mbledhjen e fundit të kryesisë kishim konstatim se Aleanca shkon vetë në zgjedhje dhe nuk shkon me BDI-në

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit