Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravar tha se nëse OBRM-PDUKM voton ndryshimet kushtetuese është e gatshme të del nga Qeveria.
“Në këtë periudhë të rëndësishme për vendin, në qoftë se del dikush që është i rëndësishëm për të bërë ndryshimet kushtetuese, shembull e marrë OBRM-PDUKM-në, nëse thotë se ASH duhet të dalë nga Qeveria, ne i votojmë, Aleanca jo nesër, sot largohet nga Qeveria komplet, le të urdhërojnë, le të bëjnë Qeveri të zgjeruar, le të votohen ndryshimet kushtetuese, le të shpallin zgjedhje, shkojmë në zgjedhje”, tha Taravari për “TV21”.
I pyetur nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese a mund që të dalin nga Qeveria, Taravari tha se gjithçka është e mundur.
“Çdo gjë është e mundur, nuk them se është e mundur dalja prej Qeverisë, por ne duhet të ulemi në kuadër të partisë dhe ta mendojmë edhe interesin partiak”, tha Taravari.
Taravari shtoi se ASH është ndër partitë më të konsoliduar në kampin shqiptar dhe se janë të gatshme të bashkëpunojnë me të gjithë partitë e tjera opozitare.