Taravari mbrëm mbajti një tubim falënderues me përkrahësit e tij në Tetovë. Ai me shaka e tha se sonte do të flasë kryetari i shkarkuar. Taravarit i bëri përshtypje pjesëmarrja e madhe edhe sonte në Tetovë duke thënë se nuk ka parë kaq shumë pjesëmarrje. Ai gjithashtu përmendi edhe arsyen e ndarjes së ASH-së.
“Si ASH kishim dy rrugë: njëra rrugë që të bashkëpunojmë me BDI-në që nuk e pranova dhe rruga e dytë bashkimi dhe ndryshimi. Aleanca prej kur është themeluar ka qenë për ndryshim. Ne tashmë kemi filluar negociatat me partitë opozitare dhe që ndryshimi do të ndodhë me 8 maj”, tha Taravari.
Ai tha që me bashkimin e opozitës nuk do të mund të organizojnë tubime nëpër salla, sepse nuk do t’i nxë.