Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari: Kjo që po ndodh në BDI është diçka e çuditshme

Taravari: Kjo që po ndodh në BDI është diçka e çuditshme

“Grupi i zjarrit”, futja e Ramiz Merkos në Listën e zezë amerikane dhe ndodhitë e tjera në subjektin e drejtuar nga Ali Ahmeti, janë ndodhi të çudishtme që i ndodhin BDI-së, sipas kreut të ASh-së, Arben Taravari.

Në emisionin “Vin Vin” në Tv Telma, ai theksoi se partia e Ahmetit e cila për 20 vite ndodhet në pushtet, për momentin ka desinkronizim total.

“Kjo që po ndodh në BDI është diçka e çuditshme. Ndodh desinkronizim aty”, theksoi Taravari.

Në lidhje me sulmet e partisë së Mickoskit ndaj BDI-së, kreu i ASH-së, u shpreh se VMRO-DPMNE ndoshta në pavetëdije e bën këtë me çka e rrit rejtinngun e partisë së Ahmetit. Nuk e përjashtoi mundësinë që këto dy partitë politike po bëjnë fushatë me njëra-tjetrën, praktikë që ka ndodhur edhe më herët mes tyre, shtoi ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit