Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari fushatën e zhvilloi në Kumanovë dhe Vrapçishtë të Gostivarit

Taravari fushatën e zhvilloi në Kumanovë dhe Vrapçishtë të Gostivarit

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari fushatën e zhvilloi në Kumanovë dhe Vrapçishtë të Gostivarit. Ndërsa prezantoi programin e tij presidencial, Taravari tha se Maqedonia sëshpejti do të bëhet një vend I integruar në rajon dhe në Europë. Madje, sipas Taravarit Maqedonia do të jetë prodhuese dhe eksportuese e sigurisë.

“Unë I kam të qarta orientimet e mia kombëtare dhe ndërkombëtare: Shqipëria, Kosova, BE-ja, SHBA-ja dhe NATO-ja, janë partnerët e mi të privelegjuar. Në kampin tjetër ka njerëz dhe biznese me lista të zeza e me kapital rus e serb, prandaj kam sigurinë e plotë se populli do të na votoj ne. Të dashur qytetarë, nuk ka rrugë tjetër për vendin tonë përveç integrimeve evropiane. Nuk ka as rrugë tjetër bashkëpunimi rajonal përveç koordinimit të plotë me Kosovën dhe Shqipërinë. Programi im presidencial e thot qartë në katër shtyllat e tij, Maqedonia e Veriut është në udhëkryq por do të zgjedh rrugën e duhur, rrugën europiane”, tha Arben Taravari, kandidat për president.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit