Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari arriti në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin. Taravari tha se beson se do të flasin për zgjedhjet e 8 majit.
“Nuk e di, kisha ftesë dhe normalisht që i përgjigjem ftesës së kryeministrit”, tha Taravari.
Gazetari: Do të flisni për zgjedhjet e 8 majit?
“Besoj se po, besoj se po”, theksoi Taravari.