Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeTakimi me O’Brien, Kurti përmend dorëzimin e Radoiçiq dhe nënshkrimin e marrëveshjes...

Takimi me O’Brien, Kurti përmend dorëzimin e Radoiçiq dhe nënshkrimin e marrëveshjes në kontekst të zbatimit

Zyra e kryeministrit ka lëshuar komunikatë në lidhje me përmbajtjen e bisedës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, të cilët u takuan të hënën në objektin e Qeverisë së Kosovës – takim që zgjati 2 orë e gjysmë.

Siç thuhet në komunikatë, në këtë takim është folur për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve për fushat në të cilat mund të thellohet bashkëpunim, citohet Kurti.

Ky takim u zhvillua diç më pak se një muaj nga takimi i fundit që patën në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përgjatë bashkëbisedimit në kryeministri diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe për bashkëpunimin e afërt në fushën e energjisë, ekonomisë, financave dhe sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ëshë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, Ku përmendet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Ndërkaq, zyra kryeministrit thekson se është përmendur edhe dorëzimi i Milan Radojçiqit, kreu i grupit terrorist në Banjska 24 shtator 2023.

“Në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar.

Në këtë takim është folur edhe për Samitin e Procesit të Berlinit, që shënoi 10-vjetorin.

“Një javë pas Samitit të Procesit të Berlinit, u vlerësua angazhimi, marrëveshja e nënshkruar dhe deklaratat e miratuara që e bënë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit një përvjetor të suksesshëm në avancimin dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal drejt integrimit evropian”, thuhet në komunikatë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit