Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeSveçla: 104 veta kanë vdekur si pasojë e aksidenteve këtë vit –...

Sveçla: 104 veta kanë vdekur si pasojë e aksidenteve këtë vit – nuk do të ketë kompromis për shkelësit

Siguria në trafik dhe aksidentet e ditëve të fundit kanë nxjerr në konferencë të përbashkët Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Sveçla ka thënë se bashkë me Hoxhën kanë biseduar se si të rritet siguria në komunikacion me theks parandalimin e garave të paligjshme nëpër rrugë.

Ai ka shtuar se që të parandalohen rastet e ngjashme do të merren masa të menjëhershme, si ndaj drejtuesve pro edhe zyrtarëve policorë që mund të jenë neglizhencë në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Policia ka shqiptuar 76 gjoba për gara automobilistike që shkaktojnë rrezik në komunikacion. Policia kishte parandaluar organizimet e garave të tilla të cilat janë organizuar nga grupi i njëjtë edhe në të kaluarën. Kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme për tejkalim shpejtësie”.

“Policia ka realizuar plane të veçanta operative për t’u siguruar zyrtarëve policorë. Zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore dhe veturat me pajisje inteligjente për identifikimin e shkeljeve. Përkundër të gjitha masave konsiderojmë ashpërim të veprimeve tona dhe realizim të tyre pa asnjë kompromis”, ka thënë Sveçla.

Në konferencë ai ka treguar se nga 1 janari deri më tani 104 qytetarë e kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni, përfshirë këmbësorë.

“Si shoqëri e si shtet nuk kemi qytetarë për të humbur për shkak të pakujdesisë së dikujt dhe mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë. Ditëve në vijim do të aktivizojmë të gjithë mekanizmat ndërinstitucionale. Nuk do të ketë kompromis ndaj shkelësve të rregullave”.

“Në Kuvendin e Kosovës, në Komisionin për Mjedis me Policinë e Kosovës kanë finalizuar amendamentet për plotësim-ndryshim të ligjit për trafik parashihet ashpërsim i masave, dyfishim i gjobave monetare, dyfishim të pikëve negative”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit