Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeSulmi në veri: Rama mbron Kosovën para liderëve evropianë

Sulmi në veri: Rama mbron Kosovën para liderëve evropianë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur situatën në veri të Kosovës, duke i dalë në mbrojtje kësaj të fundit, por edhe luftën e nisur në Izrael.

Për kreun e qeverisë, këto 2 ngjarje, njëra shumë pranë rajonit dhe një tjetër pak më larg gjeografikisht, por që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në të ardhmen, janë tregues të qartë se si Bashkimi Europian nuk do duhet të krijojë një ndasi, mes vendeve anëtare dhe atyre që nuk janë pjesë e Unionit

Kreu i qeverisë, bëri me dije se është shumë e nevojshme krijimi i një llogoreje të përbashkët.

“Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B.

E megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem. Është një regjim që ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet.

Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi përreth komunitete demokratik, pyetja është se si po reagojmë ndaj kësaj skene ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër Rusisë, a po përgatisim një përgjigje me të cilat po përballet komuniteti ynë, të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën ndarja e dhimbshme mes anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE, nuk dua të ngre gishtin por të ngre disa pikëpyetje a mund t’i përballojmë këto ndasi siç bënim disa vjet më parë?”, tha Rama.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit