Janë publikuar pamjet e të dyshuarit, Ekrem Sadiku, 59-vjeçar i cili ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit dje në qytetin e Ferizajt.
Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë të dyshuarin duke iu shkuar nga pas dy vajzave të cilat i theri me thikë, njëra prej tyre 10-vjeçare e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, por më vonë u raportua nga QKUK se “është jashtë rrezikut për jetën”.