Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeStudentja nga Kosova: Nga lufta deri në Oksford

Studentja nga Kosova: Nga lufta deri në Oksford

Fiona do të diplomojë vitin e ardhshëm dhe synimi i saj është të ndihmojë të tjerët që kanë ikur nga lufta, persekutimi dhe varfëria

Fiona Zeka dikur mendonte se Universiteti i Oksfordit ishte një ‘vend mit’, shumë larg jetës së saj në një nga lagjet më të privuara të Londrës. Duke u rritur si vajza e refugjatëve kosovarë, Fiona, tani 20-vjeçe, e kujton veten si një ‘fëmijë të turpshëm’ që përpiqej të fliste rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ajo thotë se mundësitë e edukimit të saj ishin shumë larg të qenit “e pasur”, por prindërit e saj, të cilët kishin ikur nga lufta në atdheun e tyre, i dhanë inkurajim që paratë  nuk mund t’i blinin, pasi ajo studionte nivelet A në shkollën St Paul’s Way Trust në Tower Hamlets.

Fiona tani është në vitin e tretë të diplomimit në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Oksford dhe duke u mbështetur në përvojat nga familja, ajo ndjek ambicien e saj për të ndihmuar njerëzit e zhvendosur në mbarë botën, raporton RTK LIVE, transmeton albinfo.ch.

“E dija që e doja anglishten, por nuk kisha vetëbesim për ta imagjinuar veten diku si Oksfordi – ndihesha kaq larg”, thotë ajo.

“Kur shkova ta vizitoja në një ditë të hapur, disa vite më vonë, kuptova se nga ajo çfarë kisha menduar, në të vërtetë nuk ishte aq larg. Rreth një orë me tren. Frika që kisha nga Oksfordi përqendrohej në faktin se nuk dija asgjë për të. Ishte gjëja e ‘mitit’, diçka që mendoja se vetem fëmija më i zgjuar në klasë ndoshta e dinte. Mënyra se si e tejkalova këtë frikë, dhe më në fund mora guximin për të aplikuar, ishte përmes një sërë njerëzish në jetën time që më inkurajonin vazhdimisht”, shton Fiona.

Prindërit e Fionës kishin ardhur në Mbretërinë e Bashkuar si refugjatë nga Kosova pas shpërthimit të luftës në vitin 1998. Babai i saj Hasani është menaxher i kompanisë së vet, kurse nëna e saj, Fatmirja, një artiste qysh tash e njohur nga një rreth i gjerë në media sociale.

Fiona rrëfen, se si nëna artiste, në një rast kishte ngjitur pikturat e saj përreth tendës duke përfshirë gjithashtu edhe tendën në Kampin e refugjatëve në Bujanë të Maqedonisë, dhe nuk i ishte lejuar që ta marrë ndonjë me vete përgjatë udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke iu nënshtruar rregullës që të mos marrin asgjë me vete.

Fiona u rrit në Tower Hamlets, që ishte e përgjithësuar nga varfëria me numrin më të madh të fëmijëve nga familjet më të varfëra në të gjithë Anglinë, sipas Këshillit të Bashkësisë Komunale.

Ajo nuk dinte asgjë për Oxford përderisa ishte me një shoqëri të tillë, por ishte e inkurajuar nga babai i saj që të mbërrijë sa më tutje me studimet e saj. Në veçanti historia e nënës – që ja vlen të përmendet, është kur në një rast asaj i është dhuruar një shkrim nga një oficer prej OKB-së, duke i treguar asaj se si ajo duhet të vazhdojë pikturën – gjithashtu ishte një katalizator.

‘Unë jam rritur duke i dëgjuar rrëfimet e historive për udhëtimet e refugjatëve dhe se çka ata përjetuan në rrugën drejt Mbretërisë së Bashkuar”, thotë Fiona.

“Edhe në rrugët më të rregulluara drejt strehimit, të tilla si përmes skemave të strehimit të sigurt dhe në kampet e refugjatëve të ngritura nga OKB-ja, prap se prap nuk ishte një udhëtim i lehtë në asnjë mënyrë, qoftë emocionalisht apo fizikisht. Ne mund të japim maksimumin për të siguruar njerëzve përkrahjen, pasi ata kanë humbur shtëpitë, punën dhe mirëqenien e tyre”.

Studentes yll i është thënë se ajo mund të mbërrijë tejet më shumë se sa çka mund të pritet prej një 16-vjeçareje, e ardhur nga një komunë ku gjysma e banorëve janë të klasifikuar si të varfër.

Ajo ka mbërritur tre A*s (yll) dhe një A* në “Extended Project Qualification” për të siguruar ofertën nga Oxfordi dhe pastaj të vendoset në Kolegjin e Hertfordit. Ky vend i lakmuar e klasifikon atë të parën në historinë familjare që ka ndjekur studimet në një universitet kaq të famshëm.

“Më kujtohet një herë, në orën e shkencës, se si shoqja ime më e afërt në atë kohë më shikonte dhe më tha se mendonte se unë mund të bëja diçka vërtet të mrekullueshme me jetën time”, thotë Fiona.

“Mësuesit e mi të anglishtes çdo herë më kanë nxitur që të imagjinoj një të ardhme më të ndritur se sa një që kam planifikuar’’.

‘‘Dhe babai im çdo herë më thoshte se unë mund të bëhem dikushi. Ai gjithëherë më ka motivuar mua që të mbërrijë më tepër me edukimin tim, dhe unë ndjehem e motivuar vetëm duke rikujtuar jetën aq të mrekullueshme që ai ka krijuar për veten dhe komunitetin e vet.’’

“Unë nuk kisha të njëjtën mundësi edukimi që njerëzit e pasur mund të lidheshin me studentët e Oxbridge. Nuk jam rritur e pasur, dhe as shkolla ime nuk ishte e pasur. Por paraja nuk ka mundur të më blej miqtë, familjen dhe komunitetin, që të gjithë së bashku më bënë të besoj në vete”.

Fiona gjithashtu ka marrë ndihmë prej ‘Zero Gravity’ një kompani teknologjike për sistemimin e studentëve. Kjo platformë, e cila i zgjedhë të rinjtë e pafavorizuar që ata të mund të studiojnë në universitetet më të famshme, ndihmon ata se si të udhëheq procesin e aplikimit, që ishte posaçërisht e dobishme për anglishten, siç ishte gjuha e dytë për të.

Fiona flet për të simbolizuar ‘Refugee Week’, duke rikujtuar momentin kur ajo ka marrë ofertën për universitetin e zgjedhjes së parë të saj.

Përgjatë pandemisë ‘Covid’ unë isha duke ndjekur mësimet nga Zoom dhe e rihapja emailin çdo 0.5 sekonda, thotë ajo. ‘Kur unë e mora ofertën, vrapova drejt mamit dhe babit dhe u ndjeva sikur po shkëlqeja nga gëzimi’.

Me bursën që kishte ofruar ‘Zero Gravity’ dhe seancat një me një nga mentori në Oksford, Fiona arriti të kompletojë procesin e aplikacionit, duke vënë në pah zhvillimin e saj personal, pasi që ajo arriti në Hertford.

Me këtë bursë përfshihej edhe tripi hulumtues në Kosovë gjatë pranverës së kaluar, kur ajo bëri disa intervista dhe gjurmime të arkivave, e gjithashtu duke formuar edhe një rreth shoqëror me interesime të ngjashme.

‘Çka kam kuptur se ‘Zero Gravitety’ më ka dhuruar mua, është vetëbesimi dhe se ja vlen të tjerët të besojnë tek unë dhe qëllimet e mia janë të vlefshme që të realizohen’, thotë Fiona.

‘Në një periudhë të jetës sime isha një fëmijë i urtë në një lagje të zakonshme në Londrën Lindore, duke u përpjekur që të përmirësojë gjuhën angleze. Tash jam një studente e anglishtes në Oxford dhe unë asnjëherë nuk jam ndje më e sigurt se sa tash për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe komunitetit tim”.

Fiona do të diplomojë vitin e ardhshëm dhe synimi i saj është të ndihmojë të tjerët që kanë ikur nga lufta, persekutimi dhe varfëria.

Ajo synon të praktikojë punën humanitare dhe përfundimisht të ketë si profesion punën si Komisionere e Lartë e OKB-së për refugjatë.

‘Të punoj për të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet diplomatike më duket diçka e përshtatshme. Mendoj se dëshira për të qenë në këtë profesion filloi nga dëgjimi i vazhdueshëm i të gjitha atyre historive gjersa po rritesha”.

“Shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë janë të papërshkrueshme. Por unë gjithashtu kam dëgjuar edhe se si komuniteti është mbledhur së bashku për të ndihmuar refugjatët gjatë asaj kohe, e gjithashtu histori të akteve humane të individeve, sikurse një shkrim nga paqeruajtësi i OKB-së që unë e lexova në një nga librat e vjetra të nënës sime, ku aty ajo inkurajohet të vazhdojë me pikturën”.

Ndërsa Ukraina dhe kalimet me varka të vogla në Kanalin Anglez kanë dominuar titujt e lajmeve për njerëzit e zhvendosur, rikthimi i trazirave të dhunshme në Kosovë është gjithashtu shqetësues për studenten.

“Jam e tronditur sesi të drejtat e njeriut vazhdojnë të abuzohen gjatë kohës së luftës. Por jam e nxitur nga ato momente të vogla për ndërtimin e urave mes njerëzve dhe të komuniteteve’’.

“Dua të ndihmoj në rritjen e ndërgjegjësimit, të bëhen ndryshime dhe të fuqizoj të tjerët që të bashkohen në luftën për të drejtat e refugjatëve. Unë besoj se në një botë ku mbrojtja e të drejtave të njeriut është universale dhe me ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës, shpresoj që organizatat ndërkombëtare do të garantojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës, në ndërkohë që të punojnë edhe në uljen e tensioneve”.

Fiona foli në ditën e fundit të Javës së Refugjatëve, e cila është krijuar si një platformë për njerëzit që kanë kërkuar siguri nga Mbretëria e Bashkuar në mënyrë që të mund t’i ndajnë përvojat e tyre me vizionin që ata të lejohen të  jetojnë në një komunitet gjithëpërfshirës, ku mund të kenë një kontribut të vlefshëm për shoqërinë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit